Telefon: +35521323098

Adresa: Sheshi "Azem Hajdari", Bajram Curri

Menu

Rreth Nesh

Hotel Vllaznimi eshte ndertuar ne vitin 2005-2006, ne qender te qytetit Bajram Curri (lagjia 28 Gushti). Ndodhet ne mes dy godinave kryesore te Rrethit. Nga njera ane eshte Bashkia Tropoje dhe ne anen tjeter ne Veri ka godinen e Nenprefektures me institucionet e tjera kryesore.

Hotel Vllaznimi eshte nje godine 4 kateshe me keto funksione:
Kati perdhe ka zyra sherbimi te ndryshme
Kati i pare eshte lokal kafe dhe restorant.
Kati i dyte, i tretë dhe i katert eshte hotel.

Janë gjithsej 19 dhoma hoteleri (dhoma te kompletuara).
6-dhoma me krevat dopjo per cifte
3-dhoma me nga tre krevatë (dhome treshe)
4-dhoma familjare (me krevate edhe per femije)
6-dhoma me nga dy krevatë tek (dhome dyshe)

Ne godine eshte funksionale edhe nje salle qe mund te perdoret per mbledhje, trajnime apo aktivitet tjeter sipas kerkeses e prenotimit te saj.
Ne kete godine funksionon restoranti ne tre vaktet e dites sipas kerkesave e porosive te klienteles, me ushqime tradicjonale etj.
Si restoranti dhe Hoteli plotesojne te gjitha kriteret e nevojshme per te patur nje sherbim te rregullt brenda standarteve me nje personel sherbimi profesional e te perkushtuar.

Cdo dhome hoteli i ploteson te gjitha kushtet si nga ana higjenike, me uje e drita pa nderprerje, ashtu edhe me nje mobilim e kompletim te nje cilesie shume te mire e funksional.
Hotel Vllaznimi garanton edhe parkim te makinave te vogla te klienteve ne ambjentin funksional para hotelit.